Site icon PORTALB

Jahjaga ngushëllon familjarët e viktimave të përmbytjeve në Tetovë

Ne si udhëheqësit e vetëm ligjorë dhe legjitimë të shteteve tona, duke shprehur vullnetin e qytetarëve tanë, mund të bisedojmë,u shpreh Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur dhimbjen e thellë pas humbjes së jetës së qytetarëve të Tetovës, pas vërshimeve që goditën qytetin dhe rrethinën e tij.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të institucioneve të saj, Presidentja Jahjaga iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të qytetarëve që kanë humbur jetën, popullit të Maqedonisë dhe Presidentit të Republikës. Në këto çaste të dhimbjes së thellë populli i Kosovës dhe institucionet e saj janë me familjet e atyre që humbën jetën në vërshimet dhe përmbytjet e rënda që goditën qytetin e Tetovës. Republika e Kosovës shpreh gatishmërinë e saj për të ndihmuar qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë në tejkalimin e gjendjes së krijuar”, thuhet në telegram.

Exit mobile version