Site icon PORTALB

Do të shqyrtohen mundësitë për investim në Komunën e Çairit

Mundësitë për Investim në Shkup

Mundësitë për Investim në Shkup

Sot në Komunën e Çairit do të zhvillohet punëtoria “Mundësitë për Investim në Shkup”. 

Shoqata e biznesmenëve më të mëdhenj “Rumelisiad” nga Turqia, që po qëndrojnë për vizitë në vendin tonë, do të shqyrtojnë mundësitë për investim në Shkup, varësisht nga ajo që do t’u prezantohet sot në këtë punëtori nga Ministria e Ekonomisë, Komuna e Çairit dhe Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore.

Të pranishëm në këtë punëtori do të jenë kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, drejtori i Agjencisë për Investime, Visar Fida, kryetari i OEMVP-së, Menderes Kuçi si dhe shumë biznesmenë të tjerë nga vendi.

Exit mobile version