Site icon PORTALB

Jacobson hedh vallen shqiptare (Video)

Jacobson hedh vallen shqiptare

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson pos që flet shqip para përfundimit të misionit të saj në vendin tonë, e ka dëshmuar se di edhe të vallëzojë vallen shqiptare.

Një gjë të tillë diplomatja amerikane e bëri në një kremte të organizuar për nder të festimit të 4 korrikut -Ditës së pavarësisë së SHBA-ve nga biznesmeni kosovar që jeton dhe vepron në Amerikë, Harry Bajraktari në shtëpinë e tij në Vranoc të Pejës.

Në minutën e 12:35 sekonda të videos që Bajraktari e ka postuar në faqen e tij në Facebook shihet sesi amerikanja vallëzon nën tingujt e muzikës shqipe, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version