Site icon PORTALB

PLD:Gruevski sa kushtojnë jetët e qytetarëve në Tetovë?

PLD përshëndet aksionin policor

PLD

Partia demokratike liberale kanë shprehur ngushëllime deri te familjet e viktimave nga vërshimet në Tetovë. Njashtu i dëshiruan shërim sa më të shpejtë të lënduarve dhe ngushëlluan të gjithë ato që për një moment i humbën shtëpitë e tyre nga vërshimet.

Njëkohësisht, shprehim revolt të madh ndaj dyfytyrësisë së kësaj qeverie, e cila në vend se të merret me problemet jetësore të qytetarëve dhe t`i zgjidh problemet e tyre lokale, ajo në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa turp po harxhon paratë e popullit në ndërtesa të stilit barok dhe në përmendore.
PLD përgjegjësi për viktimat në Tetovë e kërkoi deri te kryeministri Nikolla Gruevski dhe qeveria e tij kriminale e cila në vend se të investoje mjete në pastrimin e koritave të lumenjve të cilët me vite janë të mbushura me mbeturina, investon 200.000 euro në ndriçimin e qendrave dhe fontanave, të luajve e ndërtesave antike.
Gruevski, pas nëntë viteve në pushtet, nuk arriti që të mësoj se duhet që të punoj në zgjidhjen e problemeve para se të ndodhin fatkeqësitë, po ai po tenton që të manipuloje me opinionin.
Pas ngjarjeve të djeshme në Tetovë, Gruevski publikisht të përgjigjet sa kushtojnë jetët e qytetarëve pas këtyre katastrofave, të cilët janë pasojë direkte e mos punës së tij dhe mos kujdesit ndaj jetës së qytetarëve.
Exit mobile version