Site icon PORTALB

Ahmeti ngushëllon familjet e viktimave, struktura të vijoj përpjekjet për ti ndihmuar banorët

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave nga vërshimet në Tetovë dhe rrethinë.

Fatkeqësia natyrore gjithashtu shkaktoi edhe dëme të mëdha në shumë fshatra dhe në qytet. Ekipet e komunës së Tetovës bashkë me të gjitha strukturat tona, të ndihmuara edhe nga pushteti qëndror dhe komunat tjera, vijojnë përpjekjet e tyre në zonat e përmbytyra për ti ndihmuar banorët në të gjitha mënyrat.

Të gjitha nivelet e pushtetit dhe të strukturave tona partiake do të mbesin në ndihmë të banorëve të dëmtuar nga vërshimet gjer në tejkalim të të gjitha vështirësive dhe reparim të të gjitha dëmeve.

Exit mobile version