Sergio Ramos pritet t’i mbetet besnik Real Madridit, edhe pse gjatë kësaj vere është joshur nga Machester United.
Sipas të përditshmes sportive madrilene, “AS”, Ramos mund nënshkruaj në kontratën e re brenda kësaj jave, por nuk përjashtohen surprizat e minutave të fundit.
Reali ka në plan t’i propozojë 7 milionë euro në sezon me një klauzolë largimi 200 milionë Euro.
Agjenti i mbrojtësit nuk ka dhënë ende një përgjigje pasi Manchester United ka bërë një ofertë faraonike, rreth 5 milionë euro më shumë se klubi spanjoll.