Juventusi ka konfirmuar se mesfushori i Sami Khedira do të jetë jashtë fushave të gjelbra për dy muaj. Gjermani ka pësuar një lëndim në kofshë në ndeshjen përballe Marseille që u zhvillua të shtunën.
Ai u transferua këtë verë të “Zonja e Vjetër” nga Real Madrid pasi nuk ishte i kënaqur me hapësirën aty.
“Sami Khedira do të mbetet jashtë fushës për dy muajt e ardhshëm dhe kjo është bërë e ditur pas ekzaminimeve mjekësore. Ai ka pësuar një lëndim muskulor në kofsh” thuhet në njoftimin e Juventus.
Pas largimit të Vidal dhe Pirlo dhe tash lëndimit të Khediras, trajneri Allegri do të ketë mungesë të një mesfushori qendror. Në këtë pozitë tash mund të luajë vetëm Asamoah.