Site icon PORTALB

Ndërpritet qarkullimi hekurudhor drejt Greqisë

Treni duke qarkulluar

­ Për shkak të grevës së hekurudhave të Greqisë, qarkullimi hekurudhor për udhëtarë drejt Greqisë prej orës nëntë të mëngjesit është në ndërprerje të përkohshme, ndërsa pa probleme zhvillohet qarkullimi transportues hekurudhor. Nga Stacioni hekurudhor në Gjevgjeli informojnë se qarkullimi hekurudhor zhvillohet deri në Gjevgjeli dhe deri në Idomeni në anën greke.

Deri në përfundim të grevës, sipas paralajmërimeve në orët e mbrëmjes, udhëtarët transportohen me autobusë, thonë nga Stacioni hekurudhor i Gjevgjelisë.

Exit mobile version