Site icon PORTALB

Sot pritet të kalojë Specialja

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Të hënën pritet të votohen amendamentet që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Këtë do ta mundësojnë disa deputetë të PDK-së të cilët ndryshuan mendjen pas kërkesës këmbëngulëse të kreut të tyre, Hashim Thaçi. Ndërkohë që për kalimin e Speciales, është i sigurt edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Në pozicion të njëjtë mbesin katër prej deputetëve të PDK-së që deklarohen haptazi se nuk kanë ndryshuar qëndrim. Ganimete Musliu, Nait Hasani, Fadil Demaku dhe Flora Brovina, vazhdojnë të thonë se nuk do ta votojnë Gjykatën Speciale.

Kurse, partitë opozitare e kanë në plan të bllokojnë hyrjet e daljet e sallës së Kuvendit, shkruan “Zëri”.

Kjo iniciativë vjen nga Lëvizja “Vetëvendosje”, ndërsa mësohet se ka marrë përkrahjen edhe të partisë së Fatmir Limajt “Nismës”, por nuk dihet nëse mbështeten edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). /Zëri/

Exit mobile version