Site icon PORTALB

E ardhmja e Pepes e pasigurtë

Pepe

Pepe

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Pepes në Real Madrid. Ai ka kontratë me klubin deri në verën e ardhshme, derisa deri më tani nuk ka asnjë lëvizje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Si duket, drejtuesit e klubit mbretëror nuk duan t’ia vazhdojnë kontratën reprezentuesit portugez, pasi Reali ka siguruar mbrojtjen për disa vite, shkruan Marca.

Ditë më parë kontratat me Realin i kanë vazhduar Varane (2020), Marcelo (2020) dhe Nacho (2021), kurse një gjë të tillë pritet ta bëj edhe Sergio Ramos.

Përveç këtyre rinovimeve, Reali sapo ka transferuar edhe një mbrojtës të ri. Fjala është për Jesús Vallejo, i cili ishte pjesë e Zaragozas.

 

Exit mobile version