Sekretari i Shtetit John Kerry, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin ushtarikisht Egjiptin, raporton Anadolu Agency (AA).
Kerry në një fjalim të mbajtur në sesionin e parë të takimit të Dialogut strategjik SHBA-Egjipt të mbajtur në Kajro ka theksuar se “vendi i tij do të vazhdojë të japë ndihmën në trajnime dhe me pjaisje ushtarake si avionë luftarakë F-16 dhe helikopterët Apache”.
Ndërsa nga ana tjetër Ministri i Punëve të Jashtme të Egjiptit, Samih Shukri në fjalimin e tij ka thënë se “Shpresojmë që edhe SHBA të përfitojë dhe të vazhdojë kontributin e saj për mundësitë në ekonominë egjiptiane të cilat ofrojnë të ardhme me ligjin e ri të investimeve dhe në projektin e kanalit të Suezit i cili i shërben sigurisë së dy vendeve, në fushat bashkëpunimit ushtarak si dhe në fushat e tjera aktive”.
Shukri i cili ka vënë në dukje se dialogu strategjik mes SHBA dhe Egjitit do të përgatisë terrenin për ndërtimin e marrëdhënieve dhe realizimin e interesave të përbashkëta ka thënë: “ai gjithashtu do të sigurojë edhe bashkimin kundër rrezikut të terrorizmit i cili ka kërcënon sigurinë e Lindjes së Mesme dhe të dy vendeve”.
SHBA me 30-31 korrik i ka dorëzuar Egjiptit 8 avionë F-16, si dhe në një deklaratë të Ambasadës së SHBA në Kajro është njoftuar se edhe 4 avionë luftarakë F-16 do ti dorëzohen Egjiptit në vjeshtë, ndërsa do të vazhdojnë mbështetjet për mirëmbajtjen e tyre si dhe në trajnimin e personelit të forcave ajrore dhe të pilotëve.
Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Egjipti me ndihmën ushtarake prej 1.3 miliardë dollarë që merr është vendi i dytë pas Izraelit që merr ndihmë ushtarake më shumë nga SHBA.
Takimi në fjalë mes SHBA dhe Egjiptit mbart cilësinë si takimi i parë i Dialogut Strategjik për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve të mbajtur që nga viti 2013 pas rrëzimit nga pushteti me grusht shteti të presidentit të parë të zgjedhur me votë të lirë, Muhammed Mursi.