Site icon PORTALB

Skena tmerri në një kamp azilkërkuesish (Video)

Skena tmerri në një kamp azilkërkuesish

Forcat speciale gjermane u detyruan që të qëllojnë një azilkërkues në kampin e ngritur në Bonn-Endenich, pasi ai nuk pranoi të ulte një thikë që mbante në dorë.

Azilërkuesi nga Guinea, 23 vjeç, ishte zënë me një tjetër azilkërkues dhe e kishte plagosur.

Pas kësaj u desh ndërhyrja e forcave speciale SEK.

Ata e neutralizuan azilkërkuesin.

Ai gjendet në spital në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Në këtë qendër azilkërkuesish jetojnë 200 persona nga gjashtë vende të ndryshme.

Exit mobile version