Site icon PORTALB

“Lenka”: “Universiteti shqiptar në Shkup,” akt i pastër populist

Ahmeti shndërron kazermën “Ilinden” në Universitet të ri

Ahmeti shndërron kazermën “Ilinden” në Universitet të ri

Lëvizja për Drejtësi Sociale “Lenka” vlerëson se ideja për hapjen e universitetit të ri në Shkup është populizëm i padobishëm dhe thekson se është koha për cilësi dhe jo ndasi etnike.

“Kur bëhet fjalë për idenë për të tretin “Universitet shqiptar në Shkup,” besojmë se është një akt i pastër populist i partisë në pushtet, BDI, e cila kush e di për të satën herë me radhë popullit shqiptar do t’ia zgjojë pasionet etnike, dhe ta lë pas dore gjendjen e tyre skajshmërisht të keqe klasore. Shkupit dhe Maqedonisë u nevojiten të a.q. universitete falas dhe institucione arsimore, të mira, cilësore dhe të arritshme, e jo institucione kulturore të tipit të shqiptarëve apo maqedonasve”, thuhet në deklaratën organizatës./Portalb.mk

Exit mobile version