Taravari: Liderët e partive parlamentare, figura të filmave me SuperHeronj!

Sipas sekretarit të partisë opozitare të sapoformuar LR-PDSH, Arben Taravari, te partitë parlamentare të vetmit protagonistë aktiv janë liderët, të cilët shfaqen si ‘SuperHeronjë’ të filmave.

“Partitë aktuale parlamentare, duket se janë vetëm skena për të përformuar Lideri i tyre!
Kështu të gjithë ata që janë me XY parti janë vetëm anëtarë pasivë, është vetëm Një që është për t’u parë, për t’u dëgjuar, për t’iu nënshtruar!
Mjeshtëria e disa Liderëve shkon nga menaxhimi i tufave të bagëtisë (profesion fisnik), dhe deri tek menaxhimi i një partie të madhe!
Këta njerëz me superfuqi janë për t’u trajtuar nga Hollyëood-i si fugurat e reja të filmave me SuperHeronj!
Ata i dinë të gjithë! Gati gati për ta vlen shprehja e famshme: a fish doesn’t speak, because a fish knoës everything … (peshku nuk flet, ngaqë peshku i di të gjitha gjërat) …”- shkruan Taravari në profilin e tij në facebook.

“Zot na shpëto nga këta SuperHeronj!
Se mesa duket nuk iu eci puna me njerëzit! Aftësitë e tyre Mbinjerëzore nuk pinë ujë me popullin që varfërohet përditë!
Na ndihmoftë Zoti me shumë njerëz të aftë dhe jo me një Njeri që mendon se është shumë i aftë!
Vetëm Zoti është një dhe i Vetmi! Të tjerët jemi të vdekshëm dhe të zakonshëm…”- lutet Taravari./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button