Site icon PORTALB

Rexhep Qosja: Ismail Kadare po i fton shqiptarët të ndërrojnë fenë

Rexhep Qosja

Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja flet për qëndrimet e shkrimtarit Ismail Kadare në një video të shpërndarë në internet.Sipas tij, të gjitha fetë janë të mira, pse të favorizojmë një fe tjetër, ndërsa shton se Kadare edhe në shkrime i fton shqiptarët të ndërrojnë fe.

“Mos do të thotë kjo se feja të cilën e ka një përqindje më e madhe e shqiptarëve është më e mirë se sa tjetra? Mos do të thotë se një fe nuk ka identitet të barabartë me atë tjetrën?”, pyet akademiku Qosja.

“Ta shtrojmë pyetjen, pse e bën këtë Ismail Kadareja? Pse shkruan libra me këtë tezë? Për hesap, për leverdi, për konjukturë, s’ka ndonjë arsye tjetër. Nuk besoj ai që të jetë besimtar, që të ndjejë nevojë t’i ftojë bashkëkombëit e vet të kalojnë në fe tjetër, po e bën për një konjukturë në botën bashkëkohore. Kjo nuk arsyetohet, kjo është e pa moralshme”, shprehet Rexhep Qosja.

Exit mobile version