Site icon PORTALB

Dy aksidente në autostradën Tetovë-Shkup, një i vdekur, disa të plagosur

Një person ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm që ka ndodhur rreth 20:15 mbrëmë në aksin Tetovë- Shkup në afërsi të pikës pagesës në Zhelinë. Sipas burimeve policore, shoferi duke ka humbur kontrollin ndaj makinës së tij të tipit “Opel Vectra” me targa të Shkupit, ka dalë jashtë rrugës dhe nga lëndimet e aksidentit ka ndërruar jetë.

Po ashtu dje në mesditë, në të njëjtën autostradë në drejtim të kundërt, ndodhi një aksident tjetër me makinë, ku mbeten të plagosur gjashtë persona mes tyre edhe dy fëmijë, prej të cilëve pesë janë dërguar në Klinikën e Shkupit.

Exit mobile version