Site icon PORTALB

Ja cilët janë antibiotikët natyral

Hudhra

Hudhra

Fatmirësisht, natyra na ka furnizuar me shumë substanca efektive antibakteriale, antifungale dhe antivirale, të gjitha në gjendje për të mbrojtur trupin e njeriut në mënyrë të sigurtë, të shëndetshme dhe me fuqi shëruese të thella.

Hudhra: Hudhra është një nga antibiotikët natyral më të fuqishëm, e aftë për të mbytur bakteret njësoj si ilaçet antibiotike. Ndryshe nga antibiotikët kimikë, hudhra është gjithashtu një antiviral i efektshëm dhe antifungal, kështu që një hudhër në ditë ju shpëton nga shumë infeksione parazitale.

Disa nga sëmundjet që mund të japë efektivitet hudhra janë: diarreja kronike, herpesi gjenital, infeksionet e ndryshme kronike etj. Hudhra ka qënë gjithashtu e dobishme për diabetin, hipertensionin, alergjinë, dhimbje dhëmbësh, impotencë, sëmundjet e zemrës dhe kolesterolin e lartë. Që të ketë efektet e saj antibiotike, hudhra duhet të konsumohet e freskët, sepse nëse futet në gatime apo nëse merret si erëz në formë pluhuri, humbet shumë nga vetitë e saj kurative. Përbërësi më aktiv në uthull është allicina, e cila është e ngjashme me penicilinën.

Qepa: Qepa ka disa veti të ngjashme medicinale me hudhrën, dhe si e tillë mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve, inflamacionit etj. Qepa përmban substanca anti-inflamatore që rrisin qarkullimin, lehtësojnë pektorisin dhe është e përdorur gjerësisht për trajtimin e gripit, të ftohurës dhe kollës së vazhdueshme.

Farat e grejpfrutit: Përbërësit aktiv që përmbajnë farat e këtij fruit (edhe tuli i tij,por në sasi më të vogla), janë ekstrakte jo toksike që përdoren për të vrarë një sërë virusesh dhe bakteresh si: Salmonella, E.coli, herpes etj

Frutat dhe perimet që përmbajnë nivele të larta të vitaminës C: Vitamina C ndihmon në forcimin e sistemit imunitar të trupit dhe jep aftësinë për të luftuar sëmundjet. Frutat dhe perimet me nivele të larta të vitaminës C janë të rekomanduara për shkak se veprojnë si antibiotik natyral në luftimin e viruseve dhe baktereve të ndryshme infektive.

Frutat e pasura me vitaminë C janë: portokalli, limoni, kivi, luleshtrydhja, ananasi, mango, kumbulla dhe shalqini. Perimet e pasura me vitaminë C janë: specat, lakra jeshile, brokoli, lakra e brukselit, lulelakra, shpargu, domatet dhe spinaqi.

Exit mobile version