Site icon PORTALB

Rrahje e përgjakshme në burgun e Idrizovës

Burgu i Idrizovës

Burgu i Idrizovës

Një rrahje e përgjakur ka ndodhur  në burgun Idrizovës, më saktësisht në repartin ku janë të vendosur të burgosurit me dënime të përjetshme.

Sipas informacioneve deri tek të cilat ka arritur Press24 nga burime policore, pas mosmarrëveshjes paraprake, ka shpërthyer përleshja fizike mes 29 vjeçarit Andonovski Rubin dhe 47 vjeçarit Dinovski Dino, transmeton SHENJA.

Në rrahjen, Rubin me mjet të fortë ka plagosur Dinovskinë në pjesën e këmbës.

Ai me makinë të ndihmës së shpejtë është transportuar në Qendrën Klinike në Shkup.

Ndryshe Dino Dinovski është i dënuar me burg për vrasjen e Sandra Kitanovskës në vitin 2006.

Exit mobile version