Nga 5 gushti do të bëhet regjistrimi elektornik i migrantëve gjatë hyrjes në vend, informuan nga policia kufitare në Gjevgjeli në takimin e sotëm me transportuesit e autorizuar të refugjatëve.
Komandanti i policisë kufitare Mitko Iliev njoftoi se intensivisht po punohet në përgatitjen e softuerit për regjistrim elektornik të migrantëve, i cili do të mundësojë të përshpejtohet procesi i dhënies së vërtetimeve për kërkesë për azik dhe qëndrim 72orësh në territorin e Republikës së Maqedonisë.
Me këtë, siç thekson, do të shkurtohet koha për qëndrim të refugjatëve në Gjevgjeli dhe do të përshpejtohet transporti i tyre nga Gjevgjelia drejt Kumanovës dhe Tabanocit në kufirin MaqedoniSerbi. Regjistrimi elektornik për marrje të vërtetimeve për azil do të bëhet në pikën e posaçme për pranim të refugjatëve, i cili me mjete nga UNCHRja ndërtohet në lokacion i aprovuar nga komuna e Gjevgjelisë, që ndodhet afër ndërtesës së policisë kufitare, në hapësirën e stacionit hekurudhor në Gjevgjeli.
Në afërsi të pikës do të jenë vendparkime të caktuara dhe të përkohshme për taksi automjetet me të cilët refugjatët transportohen deri në Tabanoc.