Site icon PORTALB

Tre shtetas serb e kanë humbur jetën në aksidentin e trafikut afër Gjevgjelisë

Tre shtetas serbë e kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin e trafikut afër Gjevgjelisë në rrugën drejt Greqisë. Me siguri bëhet fjalë për një nënë dhe dy fëmijët e saj.

“Mëngjesin e sotëm rreth orës 7 në autostradën Demir Kapi ­ Gjevgjeli ka ndodhur aksident trafiku në të cilin një automjet i udhëtarëve ‘reno­megan’ me targa serbe pasi që paraprakisht është goditur në pjesën e pasme të automjetit ‘fiat doblo’ me targa të Gjevgjelisë, ka dalë nga rruga dhe është goditur në shtyllën metalike.

Në vendin e ngjarjes ka vdekur Tatjana P. (45)”, konfirmoi MPBja. Fëmijët, një djalë i moshës 18­vjeçare (N.P) dhe një vajzë e moshës 10­vjeçare, janë dërguar në qendrën mjekësore në Gjevgjeli, ku u janë nënshtruar lëndimeve. Shoferi i automobilit R.P.(1961) është lënduar dhe është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup. Sipas policisë, nuk ka udhëtarë të lënduar në automjetin tjetër.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori publik dhe ekip i ekspertëve nga Stacion i policor Gjevgjeli. është kryer ekspertizë dhe po punohet në ndriçimin e plotë të aksidentit.

Exit mobile version