Në Maqedoni në të zezë punojnë 140.000 njerëz. Sipas të dhënave të “Eurofound” për vitin 2013, Maqedonia ka ekonomi jo formale ose të fshehur me 34.7 përqind nga prodhimi i brendshëm bruto.
“Do të punoj edhe në të zezë, vetëm për të fituar para, të kam se çka të blej në shtëpi për të ngrënë, t`i paguaj faturat dhe obligimet kreditore. Jam i papunë tashmë pesëmbëdhjetë vjet dhe nuk më intereson as sigurimi pensional e as shëndetësor, së paku jo në këto vite të errëta. Një shef i një ndërmarrje private më pranoi në punë para disa muaj, i pa lajmëruar në shtet, por kjo gjë nuk më intereson, vetëm le të më jap parat me rregull secilin muaj”, këto fjalë janë nga deklarata e një banorit të Gostivarit që i ka 46 vjet, deklaratë e dhënë për Dojçe Velle.