Site icon PORTALB

Instituti i Vjenës: Në 2015-ën rritja ekonomike e Shqipërisë 2 %

Banka e Shqipërisë

Banka e Shqipërisë

Ndërsa Kryeministri dhe opozita e kanë kthyer në debat rritjen ekonomike për këtë vit, një parashikim pesimist vjen nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike.

Ne nje raport te publikuar se fundmi, Instituti parashikon që rritja ekonomine në Shqipëri këtë vit do të jetë 2%. Nivel ky afër rritjes së shënuar një vit më parë, transmeton ABCnews.

Për këtë vit institucionet financiare ne vend kishin parashikuar fillimisht një rritje prej 3 % të ekonomisë, dhe e rishikuan atë në ulje pak muaj më parë.

Instituti i Vjenës ngre shqetesimin lidhur me ngarkesen fiskale ne Shqiperi, nivelin e larte te kredive me probleme dhe balancat me jashtë. duke u bazuar në këto pasiguri, edhe parashikimet për dy vitet e ardhshme janë më pësimiste krahasuar me qeverinë shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe BERZH.

Instituti i Vienës, pret  që vitin e ardhshëm ekonomia shqiptare të rritet 2.2 % dhe në 2017-ën 2.4 %.

Por edhe ky nivel rritje do të vihet në pikëpyetje sipas Institutit nga shtrengesa fiskale dhe kreditë me probleme.

Raporti thote se aktualisht ekonomia shqiptare vazhdon te mbeshtetet nga reforma ne sektorin e energjise dhe hyrjet e investimeve te huaja direkte.

Parashikimet e fundit të qeverisë shqiptare flasin për një rritje prej 2.7 % këtë vit, ndërsa në dy vitet e ardhshme, rritja e parashikuar nga institucionet vendase është dy herë më e lartë se ajo e institutit të Vienës.

Këtë vit qeveria uli parashikimin e saj per rritjen ekonomike për shkak të permbytjeve qe ndodhen ne muajin shkurt.

Vitin e kaluar ekonomia jonë shënoi një rritje prej rreth 1.9 %, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave. Edhe në këtë rast, parashikimi i Institutit të Vienës ishte më afër nga institutet e institucionet e tjera financare.

Exit mobile version