Site icon PORTALB

Sonte do të shohim fenomenin natyror: Hënë të kaltër

Hëna e kaltër

Hëna e kaltër

Në të vërtetë “Hëna e kaltër” nuk është me të vërtetë e kaltër, por emrin e ka marrë sepse në atë periudhë bëhet veçanërisht e plotë. Në raste të caktuara ajo mundet të ketë nuanca të ngjyrës së kaltër, nëse ne atmosferë ka grimca të mëdha të cilat e absorbojnë ngjyrën e kuqe të spektrit.

Ky fenomen ndodh mesatarisht njëherë në 2.7 vjet, por ndonjëherë edhe më shpesh.

SONTE DO TË JEMI DËSHMITAR TË FENOMENIT NATYROR

Sonte qielli do ta ndriçojë Hënën. Për herë të fundit ajo është paraqitur në gusht të 2012-tës. Edhe pse e quajnë ashtu, por emrin e ka marrë sepse në atë periudhë bëhet veçanërisht e plotë. Ky fenomen ndodh mesatarisht njëherë në 2.7 vjet, por ndonjëherë edhe më shpesh.

“Hëna e kaltër” është term i cili përdoret kur gjatë një muaji të kalendarit ka dy Hëna të plota, edhe pse në të vërtetë i referohet Hënës së dytë. Kuptimi i termit “Hëna e kaltër” është i lëvizshëm, tregon një ndodhi e cila është e rrallë, e jashtëzakonshme dhe nuk është e lidhur me asnjëfarë karakteristike fizike të Hënës. Në disa raste ajo mund të ketë nuanca të ngjyrës së kaltër në qoftë se në atmosferë ka grimca të mëdha  të cilat e absorbojnë ngjyrën e kuqe prej spektrit, ndërkaq ngjyra e kaltër do e dominon atë, megjithatë ajo nuk është aspak e varur aspak prej fazës së Hënës, thotë Filip Partallovski prej “Shoqërisë astronomike të Shkupit”.

E ARDHSHMJA NË VITIN 2018

Ai shton se edhe pse ky term përcakton “ngjarje të rrallë”, në popull i shprehur nëpërmjet frazës “njëherë në Hënën e kaltër”. Vet paraqitja nuk është e rrallë dhe përsëritet njëherë në dy e gjysmë apo tre vite.

Pasi që ciklusi i fazave të Hënës zgjatë 29.5 ditë, i vetmi muaj në të cilën kjo paraqitje nuk është e mundur është shkurti. Prej kësaj është e lehtë të përfundohet se Hënat e kaltra nuk janë prej asnjë rëndësie astronomike, që është shkencë e cila merret me karakteristikat fizike të objekteve qiellore dhe ndryshimeve të tyre me kalimin e kohës, shton Partallovski.

Hëna e kaltër edhe në vitin 1999 është paraqitur dy herë, në janar dhe në Mars. Në vitin 2012 është paraqitur më 1 gusht. Fenomeni po përsëritet tani, ndërkaq pastaj pritet që të paraqitet në janar dhe mars të vitit 2018.

Astronomët tregojnë që Hëna e kaltër ekziston sepse kalendari diellor nuk është i harmonizuar me atë hënor.  Çdo muaj ka Hënë të plotë, dhe m’u për këtë arsye kalendari hënor dhe kalendari diellor nuk janë të sinkronizuara në mënyrë harmonike dhe më pas vjen deri te paraqitja e këtij fenomeni. Satelitit tonë i duhen 29.5 ditë që të bëj një rrotullim rreth Tokës, ndërkaq në këtë periudhë ne i vëzhgojmë fazat e ndryshme të saj.

Exit mobile version