Site icon PORTALB

Arabia Saudite dhe Egjipti bien dakord për formimin e një force të përbashkët ushtarake

Arabia Saudite dhe Egjipt

Ministri saudit i Mbrojtjes dhe trashëgimtari i dytë i fronit, Princi Muhamed bin Salman po viziton Egjiptin. Gjatë vizitës thuhet se janë diskutuar për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe për forcimin e bashkëpunimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas vizitës së presidentit egjiptian Abdulfettah es-Sisi, Zyra e Presidentit egjiptian ka deklaruar se të dy udhëheqësit ranë dakord se në të ardhmen do të punojnë bashkarisht për themelimin e forcave të përbashkëta ushtarake arabe.

Dokumenti, i quajtur “Deklarata e Kajros”, përmban kërkesa për të rritur bashkëpunimin ndërmjet Egjiptit dhe Arabisë Saudite në fushën e energjisë dhe transportit.

Arabia Saudite, pas grushtit të shtetit, gjatë të cilit u rrëzua presidenti i parë i zgjedhur me anë të votës së lirë në Egjipit, Muhamed Mursi, i ka dërguar këtij vendi miliarda dollarë ndihmë.

Exit mobile version