Javë më parë bukuroshja britanike u pa në krah të Pajtim Kasamit.
Por të mërkurën, Nicole Scherzinger, u pa duke shëtitur përkrah një djaloshi, me të cilin ajo deri më tani nuk është e parë të shoqërohej, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja kishte veshur një xhaketë sportive dhe pantallona të shkurtra, teksa po shëtiste rrugëve të Los Angelesit të SHBA-ve.
Nga ana tjetër, ende nuk dihet se çka ndodhi me romancën mes ish-pjesëtares e grupit “Pusycat Dolls” dhe futbollistit shqiptar të përfaqësueses zvicerane.