Site icon PORTALB

Ancelotti po bëhet gati për kthim në Premier Ligë

Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti

Njëri ndër trajnerët më të mirë në botë, Carlo Ancelotti mund të rikthehet në Premier Ligë, por jo te skuadra e Chelseat.

Sipas raporteve nga “Sportmediaset” Ancelotti do të bëhet trajner i Manchester Unitedit, në rast se Louis van Gaal dështon të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Një luftë e madhe në Premier Ligë do të jetë edhe sivjet ndërmjet pesë ekipeve më të forta në ligë, për një vend në Ligën e Kampionëve, por sigursht edhe gara për titull do të jetë shumë interesante pas përforcimeve të mëdha që kanë bërë ekipet angleze.

Exit mobile version