Site icon PORTALB

Tekstet në rrjetet sociale s’janë lajme!

[Recension: Fejzi Hajdari dhe Isen Saliu nga gazeta LAJM me miq të Mijallkovit, thotë Ziadin Sela]

Rrjetet sociale janë edhe një hapësirë më shumë për të shprehur qëndrime në opinion apo për të dhënë informacion. Por që të marrin peshën e një lajmi, këto njoftime duhet të verifikohen. Aq më shumë kur kanë të bëjnë me akuza të rënda, edhe pse vinë nga figura publike.

Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Fejzi Hajdari dhe Isen Saliu nga gazeta LAJM me miq të Mijallkovit, thotë Ziadin Sela

Data dhe koha e publikimit: 27.07.2015

Data e recensionit: 28.07.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi që po recensojmë ka të bëj me qëndrimin e kreut të Komunës së Strugës, i cili në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” shkruan se pronari dhe kryeredaktori i të përditshmes “Lajm”, janë miq me shokët e ish kreut të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të Maqedonisë, Sasho Mijallkov.

Fillimisht botimi i këtij njoftimi në formë lajmi nuk përmbush elementet që ka një lajm profesional. Vetëm deklarata e njërës palë nuk verifikon asnjë gjë, kurse informacioni i tillë nuk jep asnjë sqarim se pse është bërë kjo deklaratë dhe sigurisht në këtë botim nuk janë as palët e përmendura.

I prezantuar i tillë lajmi është tendencioz dhe synon të njollosë personat e përmendur.
Titulli është i pakuptueshëm, ndërsa teksti fillon duke parafrazuar kreun e Komunës së Strugës, Zijadin Sela, ndërsa në po të njëjtin paragraf gazetari ndërthur një ngjarje tjetër, e cila sipas tij, ka nxitur reagimin e të parit të Strugës.  Kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela në një postim në Facebook ka reaguar ndaj një shkrimi të gazetës Lajm në lidhje me vrasjen e Argëtim Asanit në Strugë”.

 

“E meqe jam figure publike dhe nuk duhet te mbaj te fshehta opinionit dhe qe pronari i gazetes lajm z. Fejzi Hajdari ta kete te qarte se sa te njohtur e kam te ndjerin atehere po i pergjigjem publikisht! E njoh po aq sa e njoh edhe nje person nga Kumanova. Besoj ju kujtohet perpara nje viti kur ju bashk me gazetarin per mua i respektuar Isen Salihun me kerkuat te takohemi ne Struge dhe une me kenaqsi pranova. Kur erdhet kishit edhe nje te tret qe une nuk e njihja dhe qe ne bisede e siper me the se eshte mik i juaj dhe i Mijallkovit. Mbaje mik per vete Fejzi Hajdari se mua me vepron gjeni e me krijon me automatizem distancen nga miq te tille”.

Gazetari mund të marrë nismën e parë për të bërë një lajm nga ndonjë postim në rrjetet sociale, por i bazuar vetëm në këtë postim teksti nuk është lajm, aq më tepër që nuk është përfshirë qëndrimi i palës tjetër në të. As pronari Fejzi Ajdari dhe as Kryeredaktori Isen Saliu i gazetës “Lajm”, nuk prononcohen  në tekst për qwndrimin e tyre ndaj këtyre akuzave. Në këtë lajm, autori nuk ka informuar sipas korrnizave profesionale gazetareske dhe në tekst vërehet njëanshmëri e plotë.  Përveç kësaj, gazetaria na mëson që titujt nuk guxojnë të jenë tendenciozë apo sensacional.

Exit mobile version