Site icon PORTALB

Rihet një taksist në Kumanovë

Taksi

Taksi

Policia e Kumanovës e prangosi tridhjetë e pesë vjetarin D.J. nga Kumanova nën dyshime se fizikisht e ka sulmuar një taksist dhe ka kryer veprën penale dhunë.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 6 përderisa taksisti D.M. nga Kumanova, me veturën e tij është parkuar në rrugën Sava Kovacevic.
Dhunuesi është futur te ai dhe pa arsye e ka sulmuar. Ai e ka grushtuar në trup dhe në kokë, ku pastaj ka gjuajtur me gur dhe ka vazhduar ta shkelmoje dhe grushtoje në veturë. Nga sulmi, viktima ka marr lëndime trupore, ndërsa veturës iu janë bërë dëmtime të dukshme. I padituri edhe më herët ka qenë i paditur për dhunë.
Exit mobile version