Site icon PORTALB

Ixhet Memeti do ta vizitojë gazetarin Kezharovski

Ixhet Memeti

Ixhet Memeti

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka kërkuar nga Avokati i Popullit që të angazhohet për krijimin e kushteve normale në paraburgim për gazetarin Tomisllav Kezharovski. Sipas kreut të SHGM-së Naser Selmani, kjo përpjekje vjen pas dëshmisë së bashkëshortes së Kezharovskit për kushtet e vështira në të cilat po mbijeton gazetari.

“Avokati i Popullit ka hapur procedurë me kërkesë të familjarëve të personit në paraburgim prej muajit qershor. Prej atëherë ne e ndjekim ekzekutimin e paraburgimit apo ndejtjen e tij në paraburgim, gjendjen e tij e kështu me radhë. Me disa rekomandime tona kemi arritur që atij ti mundësohet shërbim më i mirë mjekësor me qëllim që të jetojë në kushte më të mira, por duhet të theksohet se edhe për opinionin është e qartë, disa herë kemi treguar se si janë kushtet nëpër burgjet e Maqedonisë”, tha Naser Selmani.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti njoftoi se me kërkesë të familjes është hapur procedurë për mbrojtjen e të drejtave të Kezharovskit që në qershor, dhe falë angazhimit të këtij institucioni, kanë arritur që ti përmirësojnë kushtet e gazetarit.

“Avokati i Popullit ka hapur procedurë me kërkesë të familjarëve të personit në paraburgim prej muajit qershor. Prej atëherë ne e ndjekim ekzekutimin e paraburgimit apo ndejtjen e tij në paraburgim, gjendjen e tij e kështu me radhë. Me disa rekomandime tona kemi arritur që atij ti mundësohet shërbim më i mirë mjekësor me qëllim që të jetojë në kushte më të mira, por duhet të theksohet se edhe për opinionin është e qartë, disa herë kemi treguar se si janë kushtet nëpër burgjet e Maqedonisë”, tha Ixhet Memeti.

Kjo iniciativë e SHGM-së vjen pasi Marina Kezharovska, bashkëshortja e gazetarit, deklaroi se burri i saj po qëndron në pjesën më të vjetër të burgut të Shutkës, në baltë dhe lagështi.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti njëherit ka premtuar se të hënën do ta vizitojë gazetarin Kexharovski.

Exit mobile version