Site icon PORTALB

Ish deputeti Slobodan Danevski dënohet me tre vite burg

Ish Deputeti Slobodan Danevski dënohet me tre vite  burg

Ish Deputeti Slobodan Danevski dënohet me tre vite burg

Gjykata Themelore Shtip ka dënuar me 3 vite burg ish-deputetin e Partisë Liberale, Slobodan Danevski. 

Ish-deputeti u akuzua për shpërdorim detyre, vepër kjo pretendohet nga Prokuroria të jetë kryer gjatë kohës kur ai kishte menaxhuar kombinatin “Xhumajlia”. 

Procesi ku u dënua ish-deputeti, ishte kthyer nga e para, pasi Gjykata e Apelit anuloi vendimin e shkallës së parë, i cili lironte atë nga akuzat e ngritura.

Exit mobile version