Site icon PORTALB

Gjakovë: Nënë e bijë i vret rrufeja duke mbledhur boronica

Rrufeja

Rrufeja

Po i përcjellin për në banesën e fundit nënë e bijë. Razija 37 vjeç dhe Jeonita 15 gjetën vdekjen derisa po mblidhnin boronica të shtunën pasdite në malet e Rugovës. Burri gjegjësisht, babai Ramë Demiri duket shumë i tronditur për mërzinë që e ka pllakosur këtë familje të varfër.

Ai tregon se si ka rënë rrufeja derisa ato po punonin.

“Kishim dalë të gjithë së bashku për të mbledhur boronoca e për të fituar bukën e gojës”, thotë ai.

E të shumtë ishin njerëzit që erdhën në familjen Demiri sot në Gjakovë për t’i ngushëlluar. Por vajza e tyre dhe vet i zoti i shtëpisë nuk po i mbanin dot lotët nga fati i keq që patën pas rënies së rrufesë në malet e Rugovës. Ndërsa, një delegacion i komunës së Gjakovës mori pjesë në varrim duke ndihmuar edhe me mjete materiale për ceremoninë e varrimit.

Ndryshe, kjo familje njihet në Gjakovë për gjendjen e vështirë ekonomike. E nga tash do ta kenë edhe më të vështirë.

Exit mobile version