Site icon PORTALB

“The Telegraph”: Zhytësit kosovarë sfidojnë lartësinë në garën vjetore

Ura e Fshejtë

Në Kosovë, të dielën është mbajtur gara e zhytjes në ujë, traditë kjo që po merr vëmendje më të madhe pasi u ndërpre gjatë luftës së viteve 1998-99.

Gara, siç shkruan “The Telegraph”, daton qysh para rreth 60 vjetësh, tërhoqi turma të mëdha njerëzish përgjatë brigjeve të Drinit të Bardhë për të parë 20 zhytësit duke garuar për çmimin e parë, transmeton Koha.net.

Secili garues kërceu nga ura me lartësi 22 metra, Ura e Fshejtë, e ra në ujin e Drinit të Bardhë.

Fitues i kësaj gare u shpall 28 vjeçari Florit Gashi, i cili fitoi 500 euro.

Exit mobile version