Site icon PORTALB

BDI: Formoi grup pune i cili do të angazhohet në implementimin e marrëveshjes së 2 Qershorit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) formoi grup pune i cili do të angazhohet në implementimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja për dalje nga kriza politike e nënshkruar më 2 Qershor në mes të liderëve të katër partive më të mëdha politike në vend.

Grupi i punës është në përbërje: Fatmir Besimi –koordinator, Musa Xhaferi, Talat Xhaferi, Abdilaqim Ademi, Bujar Osmani, Artan Grubi.

Grupi i punes do të angazhon edhe ekspertë të tjerë varësisht nga temat që do të jenë pjesë e bisedimeve ndërpartiake.

BDI fton të gjitha subjektet nënshkruese të marrëveshjes të përkushtohen maksimalisht në implementimin e detyrimeve qe dalin nga ajo me qëllim të rrikthimit të stabilitetit politik dhe fokusim në rrugën e integrimeve që do të sigurojë një jetë më të mirë për qytetarët tanë.

Exit mobile version