Site icon PORTALB

Gostivar: NP “Komunalec” furnizohet me pajisje të reja pune

NP “Komunalec” furnizohet me pajisje të reja pune me vlerë 67 mijë euro (1)

NP “Komunalec” furnizohet me pajisje të reja pune me vlerë 67 mijë euro

Parku vozitës i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, është pajisur edhe me tre automjete të reja. Me investim nga buxheti i ndërmarrjes janë siguruar dhe pajisje të reja kompjuterike për nevojat e administratës, pajisje teknike për punë në terren, si dhe veshmbathje pune për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes.

Në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta drejtoria e ndërmarrjes ka bërë promovimin dhe vënien në funksion të pajisjeve të blera me vlerë 67 mijë euro.

“Në Ndërmarrjen Publike për veprimtari komunale kemi ardhur edhe në promovime të tjera, por disa e sotshme është e veçantë sepse pas shumë vitesh janë siguruar tre automjete të reja me vlerë të përgjithshme prej 42 mijë euro dhe që do të shërbejnë për nevojat e ndërmarrjes. Drejtori ka arritur që të siguron pajisjet e nevojshme për punë, gjë që nuk ka ndodhur më herët. Po ashtu janë siguruar 20 kompjuterë të ri, si dhe pajisje të ndryshme dhe veshmbathje pune për punonjësit e ndërmarrjes, kurse vlera e përgjithshme e gjithë pajisjeve përfshi dhe automjetet arrin mbi 67 mijë euro. Ne si komunë dhe drejtoria e ndërmarrjes tani kemi krijuar kushte të mira dhe presim që punonjësit të risin edhe më shumë efikasitetin e tyre në punë dhe interes të qytetarëve”, u shpreh kryetari Nevzat Bejta.

Me pajisjet e reja, drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi shpreh bindjen se do të rritet efikasiteti dhe cilësia në punën e përditshme, me çka do të ketë reflektim edhe në shërbimet ndaj qytetarëve.

“Sot bashkë me kryetarin e Komunës bëjmë promovimin e mjeteve të reja të siguruara nga buxheti i ndërmarrjes. Bëhet fjalë për dy vetura të reja të markës “Fiat Dablo”, me vlerë prej 32.000 euro dhe një “Lada Niva”, me vlerë 9200 euro. Kemi siguruar pajisje pune për sektorin për uji dhe kanalizime dhe sektorin për mirëmbajtjen e higjienës publike me vlerë prej 6.000 euro, uniforma për punë për gjithë punonjësit në vlerë prej12.500 euro, si dhe 20 kompjuterë me vlerë prej 7.800 euro. Me pajisjet e reja kemi krijuar kushte të mira për punë dhe nuk do t’i bëhemi barrë komunës për t’i huazuar pajisjet që i ka për nevojat e veta”, deklaroi drejtori Xhaferi.

Gjatë muajt prill të këtij viti, po ashtu, bëri furnizimin e pajisjeve të reja për mirëmbajtje të gjelbërimit në parqet e qytetit dhe sipërfaqet tjera të gjelbëruar në vlerë prej 13.200 euro, ndërkohë që u siguruan edhe kontejnerë të ri me vlerë prej 28.000 euro.

Exit mobile version