Site icon PORTALB

Jo çdo tekst është lajm

Musa Xhaferi

Recension: “Edhe pas skandalit të “bombave”, Musa Xhaferi ka fytyrë të uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram”

Titujt spekulativë nuk janë pjesë e etikës dhe profesionalizimit të gazetarisë. Por po aq e rëndësishme në botimin e lajmeve janë edhe parimet bazike që duhet të përmbajë një tekst që konsiderohet lajm.

Linku për te artikulli origjinal: “Edhe pas skandalit të “bombave”, Musa Xhaferi ka fytyrë të uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram”
Data dhe koha e publikimit: 17.07.2015
Data e recensionit: 19.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Teksti që po recensojmë fillimisht nuk ka elementet e nevojshme të një lajmit. Ai përcjell thjeshtë një deklaratë por nuk është shkruar me elementet që do të përcaktohej si lajm.
Përveç që është një “lajm” i cunguar, ai ka titull spekulativ. Gazetari tregon subjektivitet dhe anshmëri duke përdorur fjalor i cili sugjeron nënvlerësim.

Ndërkohë teksti ka vetëm një paragraf në të cilin përcillet urimi për festën e bajramit. Asgjë në ato pak rreshta nuk sugjeron atë që thotë titulli.

Exit mobile version