Site icon PORTALB

Mijatoviq: Pushteti t’i dënojë dhe t’i hetojë sulmet ndaj gazetarëve

Dunja Mijatoviq

Dunja Mijatoviq

Duhet të mbahet hetim i shpejtë dhe transparent për sulmin e fundit ndaj gazetarëve në vend, kërkon zyrtarja e OSCE-së në krye të lirisë së mediave, Dunja Mijatoviq, në letrën të cilën ia dërgoi ministrit të punëve të jashtme, Nikolla Popovskit, transmeton Meta.mk.

Mijatoviq shkruan se në 28 qershor, gazetarja Kornelia Krebs e cila ka raportuar në gjendjen e emigrantëve në Maqedoni për gazetën austriake ORF, u sulmua fizikisht nga një oficer në kufirin me Greqisë, i cili u mundua t’ia merr kamerën dhe pajisjet e tjera raportuese.

“Ky sulm është tërësisht i papranueshëm, dhe kjo përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave”, i shkroi Mijatoviq Nikolla Popovskit.

 

Exit mobile version