Site icon PORTALB

Siguria e ndërtimtarëve në rrezik nga i nxehti, vazhdojnë të punojnë

Përmendore, "Shkupi 2014"

"Shkupi 2014", foto arkiv

Edhe në temperatura nga 40 gradë projektet joqveritare nuk e ndalojnë ndërtimin. Anijet, sheshi, ndërtesat përreth, punëtorët ndërtojnë edhe në vapën më të madhe, edhe pse mjekët insistojnë se njerëzit s’duhet të dalin, e jo më të punojnë, nga ora 10 deri në 17, transmeton REL.

Dejan Lutovski nga lëvizja për drejtësi sociale Lenka thotë se me këta temperatura tropikale është e domosdoshme që t’u lehtësohet puna ndërtimtarëve.

“Kur punohet në kështu temperatura u vihet në rrezik shëndeti i punëtorëve dhe ende më shumë vihet në rrezik edhe siguria e tyre duke marrë parasysh se ata punojnë në skela të cilat nuk janë të siguruara ose të mbrojtura në këtë vapë, dhe këtu bëhet pyetja a janë ata vetëm dëm kolateral kur jemi të vetëdijshëm për shumë vdekje të punëtorëve në temperatura kaq të larta”, thotë Lutovski.

Për tani, autoritetet rekomandojnë që gratë shtatzëna dhe personat më të vjetër se 60 vjet të lirohen nga puna në këtë vapë.

Exit mobile version