Site icon PORTALB

Liderët shqiptar vazhdojnë të nënshkruajnë marrëveshjet e nënshtrimit!

Medai Shaholli

Medai Shaholli

Situata politike në Maqedoni duket pak më e relaksuar pas arritjes së marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike, e cila parashikon dorëheqjen e Gruevskit në tetor, dhe krijimin e qeverisë teknike në Janar të vitit të ardhshëm, si dhe përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme më 24 prill të 2016. Kështu, kjo marrëveshje ka lënë të pakënaqura partitë shqiptare, si rezultat i heshtjes së tyre në negociata dhe mu për këtë lëshim nga ana e tyre, ato ia hedhin fajin njëra-tjetrës për anashkalimin të interesave kombëtare shqiptare në këto negociata.

Faktori politik shqiptar i përfaqësuar nga DUI-i dhe DPA, mbetën të margjinalizuar në ato takime. Kësisoj, pa patur fije turpi, të dy “zullap” liderët shqiptarë, Aliu dhe Menduhu, fillimisht proklamuan marrëvëshjen e arritur si pjesë e fitores së tyre. Ata nxituan të thonë së arritja e marrëveshjes ishte edhe pjesë e kontributit të tyre. Ndërsa për arritjen e marrëveshjes dhe tejkalimin e krizës në vend kryekaqoli i DUI-it Ahmeti, e konsideron si fitore të madhe të liderëve politik dhe si përshpejtim të procesit për integrimet euro-atlantike. Në fakt, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin, në ato negociata nuk i ka pyetur kush se ç’farë mendojnë, ata thjeshtë kanë qenë pjesëmarrës pasiv, por me të drejtë nënshkrimi të çfarëdo marrëveshje që arrijnë pala sllavo-maqedonase.

Shqiptarët e Maqedonisë do vazhdojnë të trajtohen si kategori inferiore e qytetarëve, apo si”indijanci”, për shkak të qëndrimit prej servili të dëgjueshëm nga ana e DUI-it dhe DPA-së, që kanë mbajtur këtë një çerek shekulli si puthadorë të pushtetit. Deklarata e fundit e Ali Ahmetit, tregon qartë vazhdimin e kursit të pandryshueshëm politik dhe proluajalizmit ndaj Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, si vegla qorre në shërbim të koalicionit qeverisës.

Me atë marrëveshje, shqiptarët dolën të humbur, ata nuk u pyetën, madje ata ishin spektatorë. Liderët shqiptarë në këto negociata ishin dekor, ata vetëm do nënshkruanin atë që aprovuan padronët e tyre. Kjo ishte një hap prapa për çështjen shqiptare në Maqedoni. Një dackë më shumë për shqiptarët nga palaçot e politikës shqiptare si Ahmeti dhe Thaçi. Me këtë marrëveshje, që nuk përfill interesat e shqiptarëve, ata kanë çimentosur vulën e tradhtisë. Këto ditë dëgjuam edhe një delir më shumë në vazhdën e delireve të shprehura nga lideri i DUI-it Ali Ahmeti, se “ç’do ditë e më shumë shqiptarët po avancojnë në drejtim të përfaqësimit të digastereve të shtetit”. Kjo gënjeshtër e radhës, nuk ka si të jetë ndryshe nga broçkullat e mëparshme për suksese të arritjes dhe avancimit të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni. Për çudinë e të gjithëve, thëngjilli i mbuluar Ali Ahmeti, ka shfaqur shenja dhembshurie për kryeministrin Gruevskin dhe Maqedoninë, më atë deklaratë, ku me ç’do kusht kërkonte marrëveshje me qëllim mosshthurjes së shtetit gjysmagjel. Ky “vëndi “i dashur i Aliut, ka ndërmarrë dhe vazhdon të ndërmarrë fushata antishqiptare, për të shtypur dhe persekutuar ç’do rezistencë shqiptare që vihet në mbrojtje të interesit dhe identitetit kombëtar. Shqiptarët u tradhtuan nga shqiptarët e vetëquajtur revolucionarë.

Ata që gënjyen e stërgenjyen këtë popull, nuk ishin “revolucionarë”, as të dalë nga “derë e madhe “, përkundrazi ata duken sikur kanë dal nga “soji dhe derë arixhinjsh”. Kryeservili Ahmeti, insistonte të mos turpërohet “kryeministri i tij Gruevski”, dhe “vendi i tij Maqedonija”, në këto negociata, që përfunduan në favor të Gruevskit dhe Zaevit. Në fakt Aliu dhe DUI, dolën nga këto negociata jo dhe aq të humbur, ata fituan edhe njëherë besimin te Gruevski dhe Zaevi si lider dhe subjekt i dëgjueshëm dhe luajal karshi palës maqedonase. Më këtë qëndrim Aliu dhe DUI e kanë siguruar aleancën katërvjeçare për t’i shtypur dhe ndrydhur vullnetin politik të shqiptarëve nën demokracinë sllavo-maqedonase!

Exit mobile version