Site icon PORTALB

Lajmi i mirë me detaje shumë

[Recension: 3 vite burg për Verushevskin]

Një lajm që të jetë i plotë duhet të përmbajë disa elemente dhe mbi të gjitha informacione që publiku të dijë se për çfarë bëhet fjalë. Asnjëherë lajmi, edhe pse çështja mund të duket e njohur, nuk duhet të hamendësojë se publiku i di të gjitha detajet.

Teksti që po recensojmë me të drejtë ka dashur të informojë publikun për një rast gjyqësor për të cilin opinioni kishte shumë interes, gjykimi për armë mbajtje pa leje të ish drejtorit të shërbimit sekret në Maqedoni. Por mungesa e detajeve dhe sidomos e informacioneve shtesë e lë lajmin të pa plotë.

Lajmi i mirë me detaje shumë

Linku deri te artikulli origjinal: Recension: 3 vite burg për Verushevskin

Data dhe koha e publikimit: 16.07.2015,

Data e recensionit: 20.07.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Kemi të bëjmë me një lajm ku nuk ka sqarime. Teksti fillon me fjalinë: “Zoran Verushevski ish funksionar i lartë i policisë është shpallur fajtor për posedim dhe armë mbajtje pa leje dhe është gjykuar me tre vite burg”. Teksti nuk tregon se bëhet fjalë për ish drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Ngjarja ngjalli shumë interes në publik sepse asnjëherë më parë nuk ishte arrestuar një zyrtar kaq i lartë i shërbimeve për armë mbajtje pa leje. Gjithashtu për arrestimin e tij ngriheshin dilema në opinion pasi ai akuzohet edhe për rastin “puç”, dhe aferën e përgjimeve.

Këshilli gjyqësor me të cilin ka udhëhequr Lenka Davitkova potencoi se i ka vlerësuar të gjitha lehtësimet dhe rrethanat dhe ka vendosur të parashtroj masën më të ulët të mundshme- 3 vite burg.

Pa dhënë detajet shtesë, lajmi dhe ngjarja edhe pse e rëndësishme lë lajmin të cunguar dhe publikun të pa informuar.
Lajmi tenton të jetë korrekt duke pasur dy palët dhe përcillet deklarata e verushovskit : “Edhe unë si Zoran Zaev, nuk e njoh gjyqin, kjo është partiake, presion sistemor dhe agresion ndaj lirisë”. Por deklarata e përzgjedhur, sërish pa detaje nuk jep pamjen e plotë të kontekstit të ngjarjeve.

Artikulli do të ishte më i plotë nëse kishte informacionet se Zoran Verushevski bashkë me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, akuzohen për spiunazh në rastin “Puçi”. Në këtë rast, Verushevski akuzohet për posedim të materialeve që janë të karakterit sekret shtetëror.
Me të gjithë informacionin shtesë, që është i bazuar mbi ngjarje që kanë ndodhur në të kaluarën, ose siç njihet në gazetari “background”  lajmi do të ishte i plotë dhe i qartë.

Exit mobile version