Site icon PORTALB

Shtatzënat dhe të moshuarit prej sot e deri të martën lirohen nga obligimet e punës

Moti

Moti

­ Qeveria, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë mori rekomandim për lirim nga obligimet e punës gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik të moshës mbi 60 vjeç, në periudhën prej sot e deri të martën ­ 28 korrik.

Siç njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë, në periudhën e njejtë, rekomandohet që punëdhënësit t’i riorganizojnë aktivitetet e punës të punëtorëve në ndërtimtari të cilët punojnë në të hapur, me ç’rast do të evitohet kryerja e aktivitetetve ndërtimore në të hapur në periudhën nga ora 12 deri në orën 17.

Rekomandimet janë sjellur duke pasur parasysh se një periudhë më të gjatë shteti është përfshirë me temperatura më të larta, të cilat sipas paralajmërimeve n ga Drejtoria për punë hidrometeorologjike do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme deri në fillim të javës së ardhshme.

“Për qytetarët nga i gjithë shteti vlejnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta siç janë: mbrojtja nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell, mbajtje e rrobave të lehta dhe me ngjyrë të ndritur, evitimi i qëndrimit në të hapur, konsumimi i ushqimit të lehtë, ushqim i përpunuar temik dhe më shumë lëngje (ndërsa të evitohet konsumimi i ushqimit që prishet lehtë), mirëmbajtje e rregullt e higjienës së duarve dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së suhqimit, si dhe marrje të terapisë së rregullt tek të sëmurët kronikë”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje thonë se të gjithë qytetarët e interesuar kanë mundësi të marrin këshillë shëndetësore dhe rkeomandime parandaluese për mbrojtje nga temperaturat e larta në kuadër të pikave shëndetësore të vendosura në të gjithë qytetet në shtet, çdo ditë nga ora 18:30 deri në orën 21:30, ku bëhet matja e tensionit të gjakut dhe jepen këshilla për parandalim nga moti i ngrohtë dhe për mënyrë të shëndetshme e të jetuarit.

Në territorin e Qytetit të Shkupit një ndodhet në shtegun e këmbësorëve afër lumit Vardar dhe nga dy pika mobile janë sistemuar në të gjitha komunat e Shkupit. Informatat për valët e të nxehtit vazhdimisht distribuohen në internet faqen www.toplotnibranovi.mk.

Exit mobile version