Site icon PORTALB

Vdekja klinike

Bekim Tateshi

Bekim Tateshi

Prej sot Maqedonia është në vdekje klinike, me tension të gjakut 70/40 mmHg dhe puls 50/min.

Ky shtet nuk është në gjendje të funksionoj normal dhe nuk është autonom. Maqina e frymëmarrjes (lexo SHBA-të dhe EU) do të caktojnë parametrat vitale. Të kota janë lëvdatat e nacionaldemokratëve, nacionalistëve, ultranacionalistëve, shovinistëve që krekosen dhe festojnë ditën e pavarësisë të këtij shteti. Ky shtet është i mvarur.

Marrëveshja politike, sado që duket falso dhe e dyshimtë është një sfidë e re për shtetasit e shtetit në vdekje klinike. Tani hapet një kaptinë e re, një epizod i ri dhe për mendimin tim kërkon angazhim të çdo shtetasi me kapacitetin e vet intelektual pozitiv duke përjashtuar ata që mendjen e kanë te sulmet fizike, sharrjet publike dhe atyre më të këqinjëve, që shajnë me profile te mëshefura si kukuvajka që për mua jane burra me nji r, pra bura.

Zari u fug, hapni sytë dhe veshët. Përdorni trurin dhe jo muskujt. Të gjithë qytetarët të jenë vigjilentë dhe gjakftohtë, joimponues dhe tolerantë, se demokracinë e kërkuam dhe e fituam me qotek e gjak, me laps dhe pushkë e të tregohemi falënderues ndaj atyre që për demokracinë dhuruan më të shtrenjtën – jetën, shëndetin, besa edhe familjen.

Ne shqiptarët, është e vërtetë se nuk jemi gjindur mirë në kështu situata, na mëson historia nëpër shekuj. Më para thoshin se s’kemi pasur te shkolluar. Situata ka ndryshuar, kemi plot të diplomuar me shkollë dhe pa shkollë, kemi përvojë politike dhe përvojë lufte. Tani kosolidimi i intelektualëve do të jetë i domosdoshëm. Intelektualët le të dalin definitivisht nga çajtoret e tymosura dhe le të japin kontributin e tyre të inkapsuluar diku në trurin e madh.

Unë angazhimin tim do ta japi me kampanjë pozitive dhe do të neglizhoj zhurmaxhinjtë deri në zgjedhje, pastaj shofim e bëjmë.

Unë i përkas rrymes të re të shqiptarëve në Maqedoni, Lidhja për Reforma-PDSH, ku do të shkrij të gjithë potencialin tim intelektual për të trasuar opcionin e tretë duke dalur nga gjendja bardh e zi.

Unë dua që me këtë akt ti tregoj femijëve të mi se babai i tyre ka pasur sens që përveç familjes të ngushtë ti siguroj ardhmëri të mirë edhe fëmijëve tjerë.

Bashkangjituni me mua, me neve, se mbas 24.04.2016, ankesat nëpër kafiteri, ndeje, zhurka, dasma, çajtore, facebook – nuk vlejnë e nuk do kenë kuptim.

Exit mobile version