Site icon PORTALB

Shekerinska: Për Gruevskin më me rëndësi rrezitja, sesa rekomandimet e Pribes

Radmilla Shekerinska

Radmilla Shekerinska

Nikolla Gruevski frikësohet nga zgjedhjet fer dhe demokratike dhe për këtë ikë dhe e frenon implementimin e marrëveshjes, reagon LSDM, pasiqë dështoi takimi i parë i grupeve të punës që duhet të dakordojë detajet e reformave që dalin nga ajo që ishte arritur javën e kaluar në rezidencën e BE-së.

“Nikolla Poposki në Bruksel lavdërohet për marrëveshjen e arritur, ndërsa po e njëjta parti e pengon marrëveshjen. Për Gruevskin më me rëndësi është të rrezitet në Tel Aviv, sesa realizimi i marrëveshjes së 2 qershorit”, ka thënë zv/kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

Exit mobile version