Site icon PORTALB

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të ndeshjes Vardar ­ Apoel

Shkup - komunikacioni

Regjim i posaçëm do të vendoset për shkak të ndeshjes Vardar ­ Apoel, kumtoi MPB. Prej orës 17 do të mbyllet hapësira prej udhëkryqit në rrugët “Aminta III” ­ “Jordan Haxhikostantinov ­ Xhinot” drejt Arenës nacionale “Fillipi II”. Drejt stadiumit do të lëshohen vetëm automjetet me leje të posaçme.

Pas orës 18:30, varësisht nga intensiteti i komunikacionit, do të kufizohet qasja me automjete nga bulevardi “Ilinden” drejt stadiumit. Në udhëkryqet përgjatë bulevardit “Ilinden” do të bëhen lëshime selektive të automjeteve drejt stadiumit. Në orët e pasdites do të ndërmerrren masa për pastrimin e rrugëve dhe hapësirave të parkimit rreth stadiumit si dhe dislokimi i automjeteve të hasura.

MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve, pjesëmarrës në komunikacion, të jenë të durueshëm, t’i respektojnë rregullat, të sillen me përgjegjësi dhe në mënyrë humane duke u kujdesur për sigurinë e vet dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, si dhe t’i parkojnë automjetet në vendparkimet e lejuara.

Exit mobile version