Site icon PORTALB

VMRO DPMNE: Kërkuam anulim për shkak të obligimeve të Poposkit

VMRO- DPMNE

VMRO- DPMNE

Nga partia në pushtet, VMRO DPMNE reagojnë ndaj konferencës së zëvendës- kryetares së LSDM-së, Radmila Sheqerinska duke theksuar se “takimi i grupit të punës nuk ishte as e para as e dyta, por se deri më tani janë mbajtur disa takime, ku nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e LSDM, Radmilla Sheqerinska dhe Renata Deskovska Trenevska”.

“Radmila Sheqerinska e cila nuk ka qenë prezent në takimet e deritanishme, sot doli që të kritikoj të tjerët. Kulmi i hipokrizisë. Që të njihet opinioni në kohë, VMRO DPMNE në kohë kërkoi anulimin e takimit të sotëm për shkak të obligimeve shtetërore të ministrit të jashtëm, Nikolla Poposki, i cili njëherë është edhe përfaqësues i VMRO DPMNE-së në këtë grup. Ai gjendet në vizitë pune në Bruksel, ku është takuar me zëvendës-kryeministrin sllovak, Miroslav Lajçak dhe euro- komisarin Johanes Han” thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE deri tek opinioni.

Exit mobile version