Site icon PORTALB

Varrosen edhe 30 viktima të tjera nga lufta e fundit në Prijedor të BeH-së

Varrosen edhe 30 viktima të tjera nga lufta e fundit në Prijedor të BeH-së

Në Stadiumin e OFK Brdo, në Hambaret afër Prijedorit, pas ceremonisë përkujtimore ku të pranishmëve iu drejtuan përfaqësuesit e familjeve të viktimave dhe Reis-ul-ulemau i Bashkësisë Islame në BeH, Husein ef. Kavazoviç, u fal namazi i xhenazës së 30 viktimave të Prijedorit të vrarë në korrik të vitit 1992, raporton Anadolu Agency (AA).

Namazin e xhenazes e udhëhoqi Reis-ul-Ulema, Kavazoviç, i cili në fjalimin e tij tha se muaji korrik për familjet e viktimave, është “muaji i pikëllimit dhe trishtimit tonë të madh dhe dhimbjes së papërshkrueshme.”

“Nëntë ditë më parë ne Srebrenicë shënuam 20 vjet të gjata dhe të trishtuara nga gjenocidi në zonën e mbrojtur të OKB-së. Sot ne kujtojmë Tomashicen, Trnopoljen, Keratermin dhe shumë vende të tjera të ekzekutimit të njerëzve tanë të pafajshëm në këtë pjesë të vendit tonë Bosnje dhe Hercegovinës. Sot, 23 vjet më vonë, në varrezat e martirëve të Prijedorit, varrosim eshtrat 30 të dashurve tanë, jetët e të cilëve i mori fushata e tyre e egër dhe kriminale. Kjo e keqe është imponuar në një spiritualitet të errët dhe të rremë, ndërsa për përmasat e saj janë duke u vetëdijësuar edhe ata në emër të të cilëve është kryer ky krim”, tha Kavazoviç

Ai theksoi se “sot na bënë që të kemi frikë edhe nga ata që e mbështetën edhe ata që nuk e ndaluan.”

Ai tha se askush në botë nuk mendon se “ne, viktimat e gjenocidit të tmerrshëm do të dakordohemi me pajtim politik. Kjo mund të jetë një mjet dhe rrugë për pajtimin e vërtetë, por jo qëllimi ynë. Ne kemi nevojë për pendim të vërtetë shpirtërore dhe pajtim, si një kategori e përhershme, dhe jo si një akrobacion i përkohshëm politik. Nëse kjo nuk mund të arrihet, atëherë ne kemi edhe një tjetër dëshmi për botën në të cilën jetojmë”.

Arkivolet me mbetjet e viktimave do të varrosen në varrezat individuale në fshatrat përreth Prijedorit. Mbetjet e nëntë viktimave, të cilët do të varrosen këtë vit u gjetën në varrin masiv Tomashica. Viktima më e re ishte Zikret Redxhiç, i cili ishte 19 vjeç kur u vra dhe më i vjetra është Hodxhic (Ale) Meho, e cila kur u vra ishte 71 vjeçare.

Nga varri masiv Tomashica deri tani janë zhvarrosur 435 viktima, prej të cilëve eshtrat e 275 viktimave janë të kompletura.

Exit mobile version