Site icon PORTALB

Aeroporti që kushtoi 1 miliard euro shitet për 10 mijë

Aeroporti që kushtoi 1 miliard euro shitet për 10 mijë

Një grup investitorësh ndërkombëtarë kanë fituar ankandin për blerjen e një aeroporti të braktisur në Spanjën qendrore për 10 mijë euro, 100 mijë herë më pak se kostoja e ndërtimit.

Investitorët kinezë ishin të vetmit që ofruan për aeroportin “Ciudad Real” në jug të kryeqytetit Madrid, i ndërtuar gjatë periudhës së lulëzimit të ekonomisë spanjolle.

Grupi “Tzaneen International” thotë se synon ta shndërrojë aeroportin në një pikë hyrëse në Evropë për kompanitë kineze.

“Ciudad Real”, 235 kilometra në jug të Madridit, u ndërtua alternativë e aeroportit të Barahas.

Aeroporti, ndërtimi i të cilit kushtoi 1 miliardë euro, falimentoi dhe u mbyll në 2012-ën, katër vjet pasi u hap.

Gjithsesi, ekziston ende mundësia që të tjerë blerës të ofrojnë shumën minimale prej 28 milionë eurosh të kërkuar nga shitësi para fundit të shtatorit.

Exit mobile version