Site icon PORTALB

CIA: Berisha ndihmohej ushtarakisht nga bota islamike

Sali Berisha

Sali Berisha

Shërbimi sekret amerikan ka shprehur shqetësimin se qeveria e Presidentit Sali Berisha, në vitin 1994, kishte kërcënuar se do të merrte ndihmë ushtarake nga vendet islamike.

Në një dokument të CIA-s përmenden qartësisht Irani dhe Libia, si vendet që Tirana i shikonte të mundshme për t’iu drejtuar për ndihmë.

“Në të shkuarën, ata kanë kërcënuar se do të drejtohen për ndihmë te shtetet islamike radikale, si Irani dhe Libia, nëse Perëndimi nuk do të përgjigjet”, thuhet në dokumentin e CIA-s, referuar gjendjes së ushtrisë shqiptare, transmeton Shekulli.

Shqetësimi amerikan nuk kufizohet vetëm këtu.

Në vijim të dokumentit të agjentëve amerikanë thuhet se, “disa nga aleatët e NATO-s nuk i kanë kushtuar asnjë vëmendje nevojave të Shqipërisë për sigurinë dhe Tirana ka kërcënuar për t’u kthyer për ndihmë te bota islamike,…………… Turqia, vendi i vetëm islamik në NATO, ka furnizuar në mënyrë periodike me instruktorë njësitë shqiptare dhe po edukon disa oficerë shqiptarë në akademinë e saj ushtarake; Malajzia së fundmi pranoi të trajnojë disa oficerë shqiptarë”, thuhet në dokument, ku një pjesë e tekstit mbetet ende e mbuluar nga sekreti, pikërisht në pjesën ku renditen disa emra shtetesh.

Exit mobile version