Site icon PORTALB

Qeveria teknike mund ta zgjidh problemin me emrin

Bruksel

Bruksel

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes partive nuk ndalojnë reagimet pozitive nga Brukseli dhe tentimet për ti ndihmuar Maqedonisë që ti fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Siç informon “Meta”, me marrëveshjen e 15 korrikut diplomatët evropian vlerësojnë se do të jetë më e lehtë që të binden “Greqia dhe vendet që fshihen pas saj” të lejojnë që Maqedonia të fillojë bisedimet, sepse reformat do të duhet të sjellin progres të dukshëm demokratik.

Burime të larta diplomatike për “Meta” kanë komentuar marrëveshjen e nënshkruar.

“Është me rëndësi që Prokurori special publik do të mund të hapë hetimin për materialet e përgjimit dhe që opozita do të kthehet ën Kuvend”, thotë ai.

A do të jetë kjo e mjaftueshme që Athina ta heq veton, askush nuk mund të tregojë, por nga Brukseli shprehen optimist.

“Gjithmonë vlerësoj se në Maqedoni që të zgjidhet kontesti me emrin duhet të ketë një kompromis nga të gjitha partitë”, thonë burime për meta.

Exit mobile version