Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, është nderuar me titullin Doktor Nderi i Shkencave Juridike në Universitetin e Leicesterit në Britani të Madhe.
Jahjaga me rastin e titullimit të saj doktor shkence, ka mbajtur një fjalim para të pranishëmve lidhur me këtë rast.
Ajo është shprehur shumë e emocionuar për rikthimin e saj në këtë universitet i cili i ka mësuar asaj se edukimi është një proces mbarëjetësor.
Presidentja Jahjaga gjithashtu ka thënë se ndjehet e prekur nga ky nderim dhe se titullin ia dedikon vendit dhe popullit të saj, i cili e mahnitë me forcën dhe qëndrueshmërinë e tij.