Bie aktakuza ndaj kreut të bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiçit Zagrebit, Milan Bandiç se kishte favorizuar shoqatat “Në emër të familjes” duke dëmtuar buxhetin e qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë mëngjes në Gjykatën e Qarkut të Zagrebit është dëgjuar Kryetari i Bashkisë, Milan Bandiç, i shoqëruar nga tre avokatët e tij. Gjykata erdhi në përfundim se kryetari i bashkisë në rastin e dhënies të tendave dhe shtypjes së fletushkave për promovimin e Shoqatës “Në emër të familjes” ka vepruar në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat e tij.
Aktakuza e USKOK, se me këtë kishte dëmtuar buxhetin e qytetit me 308.000 milion kuna (rreth 41.000 euro) u refuzua.
Përpos Bandiç, u hodhën poshtë edhe aktakuzat e ndihmësit të tij Ivica Lovriç dhe drejtueses të Tregut të Zagrebit, Zdenka Palac.
USKOK ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Lartë.